Jahti pëson defekt motorik në Divjakë, Kapitaneria e Durrësit shpëton personelin

Jahti pëson defekt motorik në Divjakë, Kapitaneria e Durrësit shpëton personelin

Një defekt i shkaktuar në motor në një jaht në afërsi të Divjakës, ka bërë që pas kërkesës për ndihmë në sallën e Kapitanerisë së Portit të Durrësit, të organizohen për operacionin e shpëtimit.

Drejtoria e Përgjithshme Detare thotë se kapiteni në bazë të ligjit ka nxjerr urdhrin për shpëtimin e mjetit lundrës që kishte dhënë sinjal në orën 20.20 dhe ka bërë ndërlidhjen me anijet që ndodheshin pranë jahtit “Dartista 07”.

Mjeti lundrues në rrezik është ankoruar në kalatat e Portit të Durrësit dhe i gjithë personeli është shpëtuar.

Njoftim i Drejtorise Pergjithshme Detare

Ne orën 20.20 Kapitaneria e Portit Durrës merr nje thirrje nga jahti “Dartista 07” qe ndodhet rreth 20 milje larg Divjakes travers se kërkon ndihme pasi nuk I punon motorri. Menjehere Kapiteneria e Portit Durres Referuar Kodi Detar. Neni 91 Pika 2 qe thote se: Kapiteni i portit mund të nxjerrë një urdhër për një ose më shumë mjete lundruese për të dhënë shërbime shpëtimi për mjetet lundruese ose për personat në rrezik mbytjeje

Kapiteneria organizon operacionin e shpëtimi dhe njofton anijet qe ndodhen me afer jahtit per ti dhene ndihmen e shpjete. Per pak minuta arrihet kontakti me Kapitenin e “Spirit of Chenai” qe po vinte per Durres e cila i shkon ne ndihme jahtit dhe e lidh jahtin “Dartista 07” dhe po e rimorkion drejt portit Durres. Nje falenderim per Kapitenerine e Portit Durres dhe kapitenin e anijes “Spirit of Chena”, kroatin Miletic Srdan.

I gjithe operacioni u realizua ne kohe rekord duke shpetuar jahtin dhe personelin e jahtit. Nje falënderim Kapitenerise Portit Durres dhe anijes konteniere Spirit of Chenal per kete operacin shpetimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy