
Gilmando Dani, anëtar i bandës së Shullazit, i cili është dënuar me 12 vite burg për gjobëvënie është transferuar në burgun e Rrogozhinës.
Burime për MCN bëjnë të ditur se transferimi i tij erdhi pasi Gjykata theksoi në vendimin e saj se ka shkelje të procedurës nga ana e tre gjykatave për zgjatjen e afateve të regjimit 41 biss.
Gilmando Dani ka kaluar në burgun e Rrogozhinës, i cili është një burg i sigurisë së zakonshme.
Aktualisht, në regjimin “41 biss” është Emiljano Shullazi dhe Endrit Qyqja. Një vit me parë gjykata vendosi të zgjasë me një vit qëndrimin në “41-biss” për Arbjon Alikon, Endrit Qyqjan, Emiljano Shullazin dhe Genci Ballën dhe e shfuqizoi këtë vendim për Blerim Shullazi, Gilmando Dani dhe Endrit Zela.



