
Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në zonën e Malësisë së Madhe, në Shkodër, sipas burimeve nga Policia, mësohet se ndërhyrja është bërë në afërsi të fshatit Bajzë.
Nga krontrollet e ushtruara, është zbuluar një serrë, ku dyshohet të ishin mbjellë rreth 10 mijë rrënjë kanabis.
Forcat e policisë vijojnë veprimet në vendin e ngjarjes.



