U konfliktuan në lokal, procedohen 4 persona në Pogradec

U konfliktuan në lokal, procedohen 4 persona në Pogradec

Një konflikt ka ndodhur pasditen e së mërkurës mes disa personave në Pogradec. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në ambientet e një lokali, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë katër persona.

Një prej tyre, unfirmat blu thonë se ka kanosur tre shtetasit e tjerë me dy thika buke. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., E. Ç., D. R. dhe E. Ç., pasi këta shtetas, sot rreth orës 17:30, tek vendi i quajtur "Valuta", në Pogradec, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin në ambientin e lokalit të shtetasit E. K., i cili gjatë konfliktit dyshohet se i ka kanosur tre shtetasit e tjerë me dy mjete të mprehta (thika buke).

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy