
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 2 shtator, sipas të cilit shtetasi T. Arapi nga Belshi, kishte njoftuar policinë, se i ishte larguar nga banesa babai, shtetasi Ramazan Arapi, 80 vjeç me probleme të shëndetit mendor, për të cilin shtetasi T. Arapi dyshonte se ishte mbytur në lumin Devoll, është gjetur shëndosh e mirë.
Policia njofton se pas kërkimeve të pandërprera nga toka dhe përgjatë rrjedhës së lumit, mbrëmjen e djeshme, u bë e mundur gjetja e shtetasit Ramazan Arapi, në një zonë në afërsi të banesës së tij.
I moshuari iu dorëzua familjarëve, në gjendje të mirë shëndetësore.



