Abuzimi me fondet e BE, GJKKO lë në burg Ilir Beqaj

Abuzimi me fondet e BE, GJKKO lë në burg Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj do të vijojë të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve ndaj tij.

 

Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi paraditen e sotme kërkesën për revokimin e masës së sigurisë lidhur me dosjen SASPAK, që ka të bëjë me vjedhjen e fondeve me projektet e Bashkimit Europian, gjatë kohës që institucioni i menaxhimit të fondeve europiane drejtohej nga Beqaj.

 

Ish-ministri ndodhet pas hekurave që nga korriku i vitit 2024, pasi akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe abuzim me fonde publike dhe të huaja, si në aferën e sterilizimit ashtu edhe në menaxhimin e projekteve me donatorë.


Në çështjen e njohur si “SASPAC”, dyshohet se fondet ndërkombëtare të cilat menaxhoheshin prej tij janë përdorur në mënyrë jo të rregullt dhe jo transparente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy