
Një inspektim i kryer nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zbuluar se 130 efektivë të policisë së Burgjeve rezultojnë me precedentë penalë.
"Bazuar në verifikimin e kryer nga strukturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve deri tani rezulton që rreth 130 persona janë me dënime penale", bëhet e ditur nga Ministria e Drejtësisë.
Verifikimi është bazuar në Nenin 17 pika 1/d i Ligjit nr. 10032 “Për Policinë e Burgjeve”, ku thuhet se një nga kriteret e përgjithshme për t'u pranuar në Policinë e Burgjeve është që personi të “mos jetë dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë”.



