Kokainë dhe kanabis në Vlorë, një në pranga, procedohet një tjetër

Kokainë dhe kanabis në Vlorë, një në pranga, procedohet një tjetër

Dy persona janë vënë në shënjestrën e policisë së Vlorës, të kapur me lëndë narkotike.

Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, M. Ç., 35 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të automjetit nga shërbimet e policisë, ju gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike, e dyshuar kokainë.

Po nga uniformat blu të Vlorës, u procedua penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, B. P.,  37 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të banesës nga shërbimet e policisë, ju gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike, e dyshuar kanabis sativa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy