Dyshohet të jenë përdorur për ngjarje kriminale, sekuestrohen dy kallashnikovë/ Në kërkim poseduesi  

Dyshohet të jenë përdorur për ngjarje kriminale, sekuestrohen dy kallashnikovë/ Në kërkim poseduesi  

Dy armë zjarri kallashnikov, që dyshohet të jenë përdorur për ngjarje kriminale, janë sekuestruar në Shkodër.

Armët e sekuestruara janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa është shpallur në kërkim poseduesi i dyshuar.

Në njoftimin e Policisë thuhet:

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, sekuestrohen 2 armë zjarri kallashnikov që dyshohet se mund të jenë përdorur apo do të përdoreshin për ngjarje kriminale. Armët e sekuestruara janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Shpallet në kërkim poseduesi i dyshuar i këtyre armëve, i cili i fshehu kallashnikovët në një banesë në fshatin Vig, të cilën e kishte në përdorim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, si rezultat i punës parandaluese, të mbështetur nga inteligjenca informative, me qëllim gjetjen dhe sekuestrimin e armëve të zjarrit që posedohen në mënyrë të kundërligjshme dhe që mund të jenë përdorur apo mund të përdoren për ngjarje kriminale, kanë ushtruar kontroll në një banesë në fshatin Vig (e pabanuar nga pronari i saj, prej 5 vjetësh).

Nga kontrolli në këtë banesë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri kallashnikov dhe 3 krehra armësh. Si rezultat i veprimeve të para hetimore, dyshohet se armët i ka fshehur në këtë banesë, shtetasi P. Gj., 59 vjeç, banues në fshatin Vig (i cili kishte në përdorim këtë banesë, kohët e fundit).

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e 59-vjeçarit.  Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet e thelluara me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy