Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin Tahiri, ky i fundit ka kaluar momente të tëra në ecejake mes dhomës dhe ballkonit. Vesi i duhanit, por edhe befasia e vendimit për të qëndruar mes 4 mureve në arrest shtëpiak, nuk i kanë dhënë ish-ministrit të brendshëm shumë mundësi për zgjedhje.
Duket se ndaj tij, ka prova të reja, për vendimin në fjalë të marrë nga gjyqtarja…, prova këto të ardhura me letërporosi nga Greqia dhe Italia. Por, për avokatin Maks Haxhia, masa e sigurisë është padrejtësi që bëhet ndaj klientin të tij, dhe ka lajmëruar se do të apelojë vendimin, pasi në horizont ende nuk ka prova reale.
Për ish-ministrin ka reaguar edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, i cili shkruan s përshëndet punën e autoriteteve ligjzbatuese në Shqipëri, por kujton parimin e prezumimit të pafajësisë dhe rëndësinë që ka ai në një shtet të së drejtës.
“Bashkimi Europian përgëzon punën e autoriteteve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit pozitive lidhur me hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa rikujton se prezumimi i pafajësisë është një element themelor i së drejtës për një procedurë të drejtë gjyqësore”, thotë deklarata.



