Banorët e lagjes “Brigada 17 Sulmuese” në Elbasan, janë alarmuar sot pasi të njejtët kanë gjetur në rrugë një granatë dore.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë për qytetarët, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat xheniere, të cilat sipas njoftimit për media, kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të granatës.
“Rreth orës 09:30 në lagjen "Brigada 17 Sulmuese", Elbasan, në anë të rruges nga kalimtarët është konstatuar një granat dore. Është dashur ndërhyrja e specialistëve të sektorit antieksploziv, forcat xheniere më konkretisht të cilat kanë bërë të mundur shpërthimin e granatës pa pasur të lënduar civil, një shpërthim i kontrrolluar” .



