Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet 67-vjeçari në Shijak

Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet 67-vjeçari në Shijak

Policia e Durrësit ka arrestuar një 67-vjeçar me iniciale G.Ç pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu çifte që posedoheshin pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Shijak Durrës/Finalizohet falë inteligjencës policore, operacioni i koduar “Penalitetet”, sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu çifte. Posedonte pistoletë dhe çifte, te dyja pa leje, kapet në flagrancë dhe arrestohet 67-vjeçari. Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Penalitetet”, në kuadër të të cilit u godit një rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe të armëve të gjahut. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi G. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Çizmeli, Shijak. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu çifte që posedoheshin pa leje, nga 67-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy