
Një vajzë 28-vjeçare është hedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonte, ku si pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, në rrugën “Prokop Mima”.
Sipas informacioneve të policisë, shtetasja L. H., dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë
Më datë 29.01.2021, rreth orës 12:20, në rrugën “Prokop Mima” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 5-të të pallatit ku banonte shtetasja L. H., 28 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.



