Transportonte 26 emigrantë/ Arrestohet i kërkuari në Tepelenë

Transportonte 26 emigrantë/ Arrestohet i kërkuari në Tepelenë

Policia e Tepelenës ka njoftuar arrrestimin e 26-vjeçarit, R. Ç., i cili ishte shpallur në kërkim prej policisë. I riu kërkohej nga uniformat blue, meqë kishte ndihmuar 26 emigrantë të paligjshëm që të kalonin kufirin.

Ai ka bashkëpunuar me shtetasit P. M. dhe K. R., në furgonin e të cilëve u gjetën 26 emigrantë të paligjshëm.

NJOFTIMI:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.Procedohet penalisht një shtetas tjetër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim R. Ç., 26 vjeç, banues në Pogradec.
Këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi në datën 14.03.2021, në bashkëpunim me shtetasit P. M. dhe K. R., të cilët janë arrestuar në flagrancë, është kapur në vendin e quajtur “Ura e Drithasit”, duke transportuar me një mjet furgon, 26 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin S. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi në automjetin që drejtonte ky shtetas udhëtonte si pasagjer shtetasi i shpallur në kërkim R. Ç.Shtetasi R. Ç. iu dorëzua shërbimeve të DVP Korçë, për procedura të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy