Akuzohet se shisnin drogë pranë shkollave, Gjykata e Tiranës lë në burg 31 të dyshuarit

Akuzohet se shisnin drogë pranë shkollave, Gjykata e Tiranës lë në burg 31 të dyshuarit

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 31 persona, të cilët dyshohen si pjesë e rrjeteve kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet. 

 

Ky grup kriminal operonte në zona të ndryshme të Tiranës, duke pasur si shënjestër kryesore ambientet pranë shkollave. Vendimi i gjykatës vjen pas finalizimit të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, i cili u ndërmor nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

 

Hetimet e ndjekura me metoda proaktive zgjatën katër muaj, gjatë të cilëve u dokumentua veprimtaria e paligjshme e dhjetëra personave. 

 

Bilanci zyrtar i procedimeve përfshin: 52 persona të identifikuar në total si të përfshirë në rrjetin e shpërndarjes, 31 masa "arrest në burg" të ekzekutuara me vendim gjykate, 14 persona të shpallur në kërkim, për të cilët vijon puna e policisë, 7 persona të arrestuar më herët gjatë fazave të ndërmjetme të hetimit. 

 

Autoritetet bëjnë me dije se ky operacion godet një nga rrjetet më shqetësuese të shpërndarjes së drogës, duke pasur parasysh rrezikun e drejtpërdrejtë që u kanosej nxënësve dhe të rinjve në perimetrin e institucioneve arsimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy