I qëlluan policisë në Tiranë, zbardhen emrat e 3 trafikantëve

I qëlluan policisë në Tiranë, zbardhen emrat e 3 trafikantëve

Policia njofton se ditëne  sotme, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë si dhe Skuadrën Shqiponjat, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit antidrogë "Telefonata e fundit ", ku është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve:

 

1. Sokol Geci, 22 vjeç, banues në Tiranë.

 

2. Eraldo Dodaj, 19 vjeç, banues në Mirditë

 

3. Pashk Teska, 20 vjeç, banues në Laç

 

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pas informacioneve që disponoheshin nga Specialistët e Narkotikëve dhe mbajties nën vëzhgim prej disa ditësh të aktivitetit të tyre, ku sot më datë 04.10.2016, në rrugën "5 Maj", shtetasit e lartëpërmendur po udhëtonin në mjetin tip "Ford", që drejtohej nga shtetasi Erald Dodaj.

 

Në momentin e ndalimit  nga policia, shtetasi Sokol Geci, ka nxjerrë një armë zjarri dhe për pasojë shërbimet policore janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për neutralizimin e më pas prangosjen e këtij shtetasi dhe të dy të tjerëve.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në pjesën e pasagjerit, brenda kasave mbuluese të boksit të marshit në kabinën e mjetit është gjendur një qese, ku në brendësi të saj kishte  lëndë të dyshuar narkotike "Kokainë", me peshë 659 gramë.

 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

- 659 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë.

- 50 gramë lëndë e dyshuar  narkotike e llojt Cannabis Sattiva (e gjetur në banesën e shtetasit Sokol Geci)

- 1 armë zjarri, model 54, i tip pistoletë TT 

- 1 automjet tip "Ford"

- 4 aparate telefonik të llojeve të ndryshme

 

Materialet i'u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga Nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy