Vidhnin makina, i çmontuan dhe i shisnin/ Arrestohen dy persona në Tiranë

Vidhnin makina, i çmontuan dhe i shisnin/ Arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona të cilët dyshohet se vidhnin makina, i çmontonin dhe më pas i shisnin pjesët janë arrestuar nga policia e Tiranës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Demolition” policia arrestoi dy të rinj 29 dhe 26 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi dy aparate celulare, një pajisje DVR me pamje filmike dhe pjesë të ndryshme të automjetit të vjedhur.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Demolition”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vodhën një automjet, e çmontuan në pjesë dhe më pas i shitën ato, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 2 aparate celulare, një pajisje DVR me pamje filmike dhe pjesë të ndryshme të automjetit të vjedhur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Demolition”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

– Xh. S., 29 vjeç dhe A. M., 26 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, më datë 24.01.2023, kanë vjedhur një automjet tip “Benz”, në Laprakë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit Xh. S. dhe A. M., pasi kanë vjedhur automjetin, e kanë çmontuar atë dhe pjesët e tij i kanë shitur në pika shitjesh për pjesë të përdorura automjetesh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare, një pajisje DVR me pamje filmike, si dhe pjesë të ndryshme të automjetit të vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy