Vritet me thikë roja i serrës në Fier (VIDEO)

Vritet me thikë roja i serrës në Fier (VIDEO)

Një 67-vjeçar është gjetur i vrarë me thikë mëngjesin e së shtunës në vendin ku punonte si roje në fshatin Mbrostar Ura në Fier. Viktima është identifikuar si Petraq Gjika, banues në fshatin Daullas.

Ai u gjet pa shenja jete, ndërsa në trup i janë konstatuar plagë të shkaktuara nga një mjet prerës. 67-vjeçari u gjet në ambientet jashtë serrave që ai ruante gjatë natës. Ngjarja u zbulua rreth orës 06:40 nga banorët e zonës.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor ku ka bërë këqyrjen e vendit ku u gjet viktima, ndërkohë që objekti është i pajisur me kamera sigurie.

Sipas burimeve nga policia, Petraq Gjika është sulmuar dhe më parë me thikë. Korrikun e vitit 2018 ai është qëlluar nga një person teksa ishte duke pirë kafe në lokal, pranë vendit të punës. Në atë kohë, Gjika mbërriti në spital i gjakosur, jashtë rrezikut për jetën.

Me plagë në fyt dhe në bark, Petraq Gjika i mbijetoi asaj ngjarje, por fatkeqësisht, në ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së shtunës ai ka ndërruar jetë. Nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, por 4 vite më parë autori u arrestua dhe ishte Xhevat Bregu.

Sakaq, banorët e fshatit Mbrostar të Fierit janë shprehur në vendngjarje se 67-vjeçari ka qenë njeri i mirë dhe nuk ka pasur probleme në fshat. Sipas tyre, Gjika ka pasur probleme vetëm me të vëllanë që është kryeplak i fshatit, me të cilin nuk flisnin prej një kohe të gjatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy