Lëvizte i armatosur, hedh pistoletën në lumë sa sheh policinë, kapet i riu në Pogradec

Lëvizte i armatosur, hedh pistoletën në lumë sa sheh policinë, kapet i riu në Pogradec

“Tushemishti” u kodua një operacion i policisë së Pogradecit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tushemishti” u arrestua në flagrancë shtetasi: -E. Sh., 21 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për kanosje. Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Tushemishtit”, Pogradec, shërbimet e policisë kanë lokalizuar automjetin në të cilin shtetasi E. Sh., po udhëtonte si pasagjer dhe i kanë bërë me shenjë të ndalonte. 21-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet e policisë, me qëllim që të shmangte përgjegjësinë penale, ka hedhur në drejtim të lumit, armën e zjarrit pistoletë që mbante në brez. Shërbimet e policisë kanë gjetur në lumë, armën e zjarrit pistoletë me 6 fishekë në karikator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shkop hekuri, një thikë dhe një celular që u gjetën në çantën e 21-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy