KPK konfirmon në detyrë prokurorin Kreshnik Ajazi dhe gjyqtaren Atalanta Zeqiraj

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Kreshnik Ajazi dhe gjyqtaren Atalanta Zeqiraj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli sot vendimin për konfirmimin në detyrë të drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi. Trupi gjykues që kreu procesin e vetingut për prokurorin Ajazi kryesohej nga Roland Ilia, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Genta Tafa Bungon.

Gjatë  seancës dëgjimore të premten më 25 qershor, nuk u evidentuan probleme domethënëse për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, ndërkohë që prokurori Ajazi u pyet dhe dha shpjegime për disa çështje të hetuara prej tij.

Gjithashtu, në seancë u relatua se nga verifikimi i ankesave ndaj prokurorit Ajazi, është evidentuar një çështje e vitit 2012 lidhur me një hetim të nisur ndaj tij për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kreshnik Ajazi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Vlorës.

Më vonë ai u transferua në Prokurorinë e Tiranës dhe në vitin 2019 u komandua si drejtues në Elbasan. Më 26 mars 2021, Ajazi u caktua nga Këshilli i Lartë i Pokurorisë si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit me një mandat tre vjeçar.

KPK ka konfirmuar sot në detyrë edhe gjyqtaren e Vlorës, Atalanta Zeqiraj.

Gjyqtarja Zeqiraj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Atalanta Zeqiraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, e ushtron funksionin prej 7 vitesh në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy