“Tufa e skifterëve-zogj goditi 50 herë” (VIDEO)

“Tufa e skifterëve-zogj goditi 50 herë” (VIDEO)

Këta që po shikoni në foto janë adoleshentë nga Laçi, që janë ndaluar nga policia italiane, në Padova, pasi akuzohen për plot 50 grabitje në zonë. Mediat lokale shkruajnë se secili në këtë grup ishte i “specializuar” në një detyrë të caktuar.

Dikush bënte rojë, një tjetër futej në apartamente dhe vidhte objekte dhe bizhuteri të çmuara, një tjetër i merrte këto të fundit dhe i fshihte, ndërsa të tjerë i shisnin në kampet e romëve në Milano. Me paratë që fitonin ata bënin jetë luksi.

Prokuroria ka lëshuar 9 urdhra ndalimi për pjesëtarë të këtij grupi, të gjithë të moshës 17-26 vjeç. Hetuesit thonë se shumica e pjesëtarëve të këtij grupi kanë mbërritur në Itali të pashoqëruar nga prindërit dhe janë të moshës 15-16 vjeç dhe janë të gjithë nga qyteti i Laçit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy