Range Rover del nga rruga dhe përfundon në flakë, humb jetën i riu shqiptar në Itali

Range Rover del nga rruga dhe përfundon në flakë, humb jetën i riu shqiptar në Itali

Një shqiptar ka humbur jetën në atë që dyshohet të ketë qenë garë mes dy makinave në zonën e Limbiates, në Monza të Italisë. Viktima është 22-vjeçari Arnold Selishta. Një makinë Range Rover e cila udhëtonte përgjatë Saronno-Monza që vinte nga Varedo në drejtim të Saronnos, përfundoi mbi rrethrrotullimin në via Monte Bianco. Pas përplasjes së dhunshme, makina u rrotullua disa herë mbi shinat e tramvajit për të përfunduar në rrugë e kthyer mënjanë. Menjëherë pas përplasjes, makina mori flakë, por djemtë që ndodheshin brenda saj arritën të dilnin dhe Arnoldi gjithashtu u nxor përpara se flakët të përfshinin të gjithë mjetin. Ekipet e ndihmës së shpejtë tentuan të përmendnin Arnoldin, i cili ishte i plagosur më rëndë nga shokët e tij, por pavarësisht çdo tentative 22-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në spitalin San Gerardo. Sipas disa personave që ishin dëshmitarë të ngjarjes, Range Rover në të cilin ndodhej Arnoldi dhe dy të rinj të tjerë u parakalua nga një makinë tjetër e cila dukej se ishte në një garë shpejtësie. Celularët e të gjithë të pranishmëve do t’i nënshtrohen verifikimit të detajuar nga hetuesit, për të vlerësuar nëse sfida e supozuar është marrë dhe më pas postuar në rrjetet sociale. Ndërkohë policia është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit tjetër, i cili u largua nga vendi i aksidentit menjëherë pas aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy