Emrat/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe përdorim droge, 5 të arrestuar në Pogradec

Emrat/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe përdorim droge, 5 të arrestuar në Pogradec

Pesë persona janë arrestuar dhe 9 të tjerë janë vendosur në hetim pasi pas një operacioni të policisë së Pogradecit ka rezultuar se një lokal në pronësi të njërit prej tyre ushtronin aktivitetin e basteve të paligjshme por edhe përdorimin e lëndëve narkotike.

Dorjan Dervishaj, Fredi Balliu, Markeljan Adri, Orgito Xhydollari dhe Skerdi Liço janë arrestuar nga uniformat blu, ndërkohë që 'Basti i fundit' ka arritur të sekuestrojë edhe sasi të konsiderueshme parash apo edhe 3 doza kokaine.

Në njoftimin e policisë thuhet janë sekuestruar 1200 euro, 200.000 lekë, 150 dollarë dhe 10.000 dinarë, 1 tavolinë pokeri, 9 pako me letra bixhozi, 385 copë çipsa, 3 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 1 aparat DVR për mbikëqyrjen e kamerave,  si dhe 5 aparate celularë.

Tashmë të arrestuarit dhe të akuzuarit do të hetohen nga Prokuroria ​e Pogradeci për akuzat e 'Organizimit ose ushtrimit të veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin" kryer në bashkëpunim, "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", "Fshehja e të ardhurave", "Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Përshtatja e lokalit për përdorim droge", kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy