Arrestohet një 34-vjeçar në Sarandë, ishte nisur të vriste ish-gruan

Arrestohet një 34-vjeçar në Sarandë, ishte nisur të vriste ish-gruan

Një ngjarje e rëndë është parandaluar këtë të diel nga policia e Sarandës. Policia vuri në pranga një 34-vjeçar, i cili është nisur nga Tepelena drejt Sarandës me pistoletë me vete, për të vrarë ish-bashkëshorten e tij, shtetasen F.Ç. 31 vjeçe, me të cilën ka dy fëmijë, respektivisht 9 dhe 13-vjeç, si dhe bashkëjetuesin e saj, shtetasin  I. J., 55 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës.

Mësohet se 34-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Policia i ka sekuestruar 34-vjeçarit dhe një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje.

Gjithashtu, në pranga është vënë dhe bashkëjetuesi i 31-vjeçares, pasi i është gjetur një armë e ftohtë (përforcues grushti).

Kleo Hysi akuzohet për veprat penale ” Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”, ndërsa 55-vjeçari për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy