Dogji makinën e një personi pas konfliktit mes tyre, arrestohet i dyshuari në Vlorë

Dogji makinën e një personi pas konfliktit mes tyre, arrestohet i dyshuari në Vlorë

Një person i cili për shkak të një konflikti për motive të dobëta, dogji në mesnatë, automjetin e një 34-vjeçari, është vënë në prangat e policisë së Vlorës.

Pas njoftimit se rreth orës 00:30, në lagjen “28 Nëntori”, ishte djegur automjeti tip “Volvo” në përdorim të shtetasit K. D., 34 vjeç, Komisariati i Policisë Vlorë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Vlorë organizuan punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.

Si rezultat, në kuadër të operacionit “Flames 4”, u identifikua dhe u vu në pranga, autori i dyshuar i rastit, shtetasi A. M., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili nga hetimet dyshohet se e ka kryer këtë krim, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, me shtetasin K. D.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy