Vatër masive zjarri në Gjirokastër, dyshohet se u ndez nga banorë të zonës

Vatër masive zjarri në Gjirokastër, dyshohet se u ndez nga banorë të zonës

Një vatër masive zjarri është aktivizuar pak minuta më parë ku një sipërfaqe e konsiderueshme toke është djegur në kahun e poshtëm të rrugës në vendin e quajtur Votuca, poshtë fshatit Picar në Gjirokastër.

Zjarri është favorizuar dhe nga era e fortë duke u përhapur me shpejtësi.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse me në krye vetë kreun e kësaj drejtorie z.Pëllumb Shalari, drejtorin e pyjores z.Adriatik Onjea si dhe forca policie.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm i ndezur nga barinj të zonës.

Rastet e zjarreve kanë qenë të shpeshta gjatë ditëve të fundit kryesisht në zonat rurale në qarkun e Gjirokastrës.

Rikujtojmë se zjarret masive të muajit gusht shkaktuan 2 viktima dhe qindra hektarë tokë dëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy