Rreth 3 mijë rrënjë kanabisi janë gjetur dhe asgjësuar në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata” në Shkodër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Shalë dhe Shosh, dhe asgjësuan 1792 bimë të dyshuara narkotike. Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;
-rojën e zonave të mbrojtura, shtetasin L. A., për shpërdorim detyre;
-kryeplakun e fshatit Lotaj, shtetasin L. M., për shpërdorim detyre;
-kryeplakun e fshatit Abat, shtetasin M. M., për shpërdorim detyre.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësive administrative Shkrel dhe Kastrat, dhe asgjësuan 824 bimë të dyshuara narkotike.
-Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Qafë Mal, dhe asgjësuan 320 bimë të dyshuara narkotike.
Aktualisht vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.



