Vritet me armë 34-vjeçari në Mirditë

Vritet me armë 34-vjeçari në Mirditë

Një vrasje ka ndodhur këtë pasdite në një fshat të Mirditës në rrethana ende të paqarta. Mësohet se shtetasi Eri Zefi 34 vjeç, është vrarë me armë zjarri, për motive të gjakmarrjes. Policia ka konfirmuar vrasjen e të riut, por ende pa asnjë detaj sesi ka ndodhur ekzekutimi.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Zall Xhuxhë në Fan – Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy