Zjarri në Piraj të Lezhës vihet nën kontroll pas pesë orësh operacion

Zjarri në Piraj të Lezhës vihet nën kontroll pas pesë orësh operacion

Pas rreth pesë orësh operacion, zjarri në fshatin Piraj të Lezhës është arritur të vihet nën kontroll.

 

 Flakët kanë prekur një pjesë të konsiderueshme të fshatit, duke shkaktuar panik te banorët, të cilët përjetuan momente të frikshme teksa zjarri iu afrua banesave.

 

Forcat vijojnë të jenë në terren për shuarjen e plotë të vatrave dhe për të parandaluar riaktivizimin e flakëve.

 

Nga ana tjetër, prefekti i qarkut Lezhë, Taulant Malshi, bën me dije se në operacion pati një angazhim të gjerë të strukturave dhe forcave në terren, duke bërë të mundur minimizimin e pasojave.

 

Nga zjarri janë djegur dy shtëpi të pabanuara, një kasolle bagëtish, sipërfaqe të mëdha me pemë, si dhe është dëmtuar linja hekurudhore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy