Gjykata e Durrësit ka pajisur me urdhër-mbrotje familjen Kaçi në Hamallaj të Durrësit, pas ngjarjes së ndodhur ditën e diel. Pjetër Kaçi dhe katër djemtë e tij u konfliktuan me ish-gardistin Martin Nikolla dhe familjarët e tij. Ngjarja dyshohet se ndodhi për një rrugë kalimi që shpeshherë ka shkaktuar përplasje mes dy familjeve. Pasi u përplasën fizikisht, Nikolli qëlloi me armë në ajër. Pas ngjarjes ai u përjashtua nga radhët e Gardës. Bashkë me gardistin, policia njoftoi edhe arrestimin e një të afërmi të tij, që po ashtu u përfshi në konflikt. Ai është Afred Nikolla dhe akuzohet për kanosje, plagosje të rëndë me dashje dhe prishje të qetësisë publike.



