Tiranë /Arrestohen hajdutët, thyenin bravat dhe vidhnin banesa

Tiranë /Arrestohen hajdutët, thyenin bravat dhe vidhnin banesa

Tre të rinj janë arrestuar si autorë të dyshuar të vjedhjeve të ndodhura në kohë të ndryshme dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit. Flitet konkretisht për 13 vjedhje të kryera brenda 5 muajsh.

Të arrestuarit janë Arbër Arifaj, 31 vjeç, banues në Tiranë, Ndriçim Koka, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Armëmbajtje pa leje, Olsian Çiku, 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje.

Policia e Tiranës thotë se janë të dokumentuara me prova ligjore dhe fakte se tre të arrestuarit janë autorë të vjedhjeve dhe operacioni i cili u finalizua më 20 qershor me arrestimin e skifterëve është koduar “Fillim Vere”

Këta shtetas i kryenin vjedhjet duke thyer bravat e dyerve dhe më pas hynin në banesë ku merrnin sendet me vlerë. Pasi kryenin vjedhjet ata i linin sendet në afërsi të liqenit të Kasharit, ku dhe janë gjeturdisa nga paketimet e bizhuterive ty dyshuara të vjedhura nga këta shtetas” bën të ditur policia e Tiranës.

Më datë 18.06.2017, në rrugën “Preng Jakova”, kanë vjedhur banesën e shtetasit O. K., ku kanë marrë 450 euro dhe disa bizhuteri.

Më datë 25.05.2017, në rrugën “Artan Lenja”, kanë vjedhur banesën e shtetasit H. J., ku kanë marrë disa bizhuteri.

Më datë 06.04.2017, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. K., ku kanë marrë një laptop “Acer”, një tabletë “Lenovo” dhe 200 euro.

Më datë 25.02.2017, në rrugën “Medar Shtylla”, kanë vjedhur banesën e shtetasit R. D., ku kanë marrë 10.000 lekë të reja.

Më datë 23.02.2017, në rrugën “Ymer Kurti”, kanë vjedhur banesën e shtetasit H. Gj., ku kanë marrë disa pajisje elektronike.

Më datë 22.02.2017, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, kanë vjedhur banesën e shtetasit L. L., ku kanë marrë 200 dollar dhe 8.000 lekë të reja.

Më datë 05.06.2017, në rrugën “Pasho Hysa”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. T., ku kanë marrë 1.000 Euro.

Më datë 25.06.2017, në rrugën “Idriz Dollaku”, kanë vjedhur banesën e shtetasit R. Sh., ku kanë marrë disa bizhuteri.

Më datë 20.06.2017, në rrugën “Vangjel Noti”, kanë vjedhur banesën e shtetasit F. Sh., ku kanë marrë10.000 lekë, një orë dore dhe një parfum.

Më datë 18.06.2017, në rrugën “Karl Gega”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. N., ku kanë marrë një sasi shume monetare në valuta të ndryshme.

Më datë 27.03.2017, në rrugën “Hoxha Tahsim”, kanë vjedhur dyqanin e një kompanie telefonike , ku kanë marrë 350.000 Lekë të reja dhe disa aparate telefonik.

Më datë 16.03.2017, në rrugën “Xhanfize Keko”, kanë vjedhur banesën e shtetasit Sh. M., ku kanë marrë 5.000 lekë, disa bizhuteri dhe një kasafortë boshe.

Më datë 22.03.2017, në Fushë Mëzez, kanë vjedhur banesën e shtetasit B. S., ku kanë marrë 50.000 Lekë të reja.

Gjithashtu në momentin e arrestimit shtetasit Ndriçim Koka, i është gjetur me vete dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 11.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy