36-vjeçari vdiq në kantier gjatë punës/ Policia shpall në kërkim drejtuesin teknik të firmës në Shëngjin

36-vjeçari vdiq në kantier gjatë punës/ Policia shpall në kërkim drejtuesin teknik të firmës në Shëngjin

Policia ka shpallur në kërkim drejtuesin teknik të firmës së ndërtimit ku humbi jetën 36-vjeçari Anton Zefi, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, 52-vjeçari S. T., banues në Lezhë, po hetohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë, në një objekt në ndërtim në zonën e Kunës, në Shëngjin, ku 36-vjeçari Anton Zefi, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, ra nga lartësia e kantierit gjatë punës dhe humbi jetën në vendngjarje.

Hetimet e kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë zbuluan se ndarja tragjike nga jeta e punëtorit ka ndodhur në kushte të dyshuara shkeljeje të rregullave të sigurisë në punë, ndërsa ka dyshime se ai ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy