
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në Fier ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Ngjaja ka ndodhur rreth orës 09:45, në fshatin Levan, në vendin e quajtur "Ish-SMT", ku është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi A. R., rreth 40 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Nuk dihen ende shkaqet që mund ta kenë detyruar 40 vjeçarin të ndërmarrë këtë akt fatal për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.



