KLGJ vendos të marrë në mbrojtje për 6 muaj gjyqtarin Tonin Sterkaj

KLGJ vendos të marrë në mbrojtje për 6 muaj gjyqtarin Tonin Sterkaj

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi sot të sigurojë mbrojtje fizike për gjyqtarin e Shkodrës, Tonin Sterkaj, në derën e banesës së të cilit ndodhi një shpërthim me tritol.

Garda e Republikës do mbrojë Sterkajn dhe familjen e tij për një periudhë 6 mujore. Dyshohet se ngjarja lidhet me detyrën e gjyqtarit.

Gazetari Besmir Pula në një raportim për MCN Live tha: “Mbledhja zgjati për 40 minuta ku u mor vendimi për mbrojtjen e gjyqtarit Tonin Sterkaj. Në vendim është marrë që të paktën për 6 muaj gjyqtarët dhe familjarët e tij të jenë në mbrojtje. Në një deklaratë për shtyp ministri Balla dënoi aktin e rëndë, duke e quajtur një akt intimidues ndaj punës së gjyqtarit dhe drejtësisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy