Vodhën një shumë parash në banesën e një shtetaseje, arrestohen dy të rinj në Has

Vodhën një shumë parash në banesën e një shtetaseje, arrestohen dy të rinj në Has

Policia e Hasit ka arrestuar 2 të rinj të cilët akuzohen se kanë grabitur një shumë parash në banesën e një shtetaseje.

Në prangat e policisë kanë rënë A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Cahan dhe K. Ll., 20 vjeç, banues në fshatin Kishaj.

Njoftimi: Vodhën një shumë parash në banesën e një shtetaseje, si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe intensive, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët të cilët kryejnë vepra penale në fushën e vjedhjes të pronës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has, pas kallëzimit të një shtetaseje, për vjedhjen e një shume parash, në banesën e saj, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:

A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Cahan dhe K. Ll., 20 vjeç, banues në fshatin Kishaj.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 15.01.2024, rreth orës 23:30, në fshatin Golaj, kanë vjedhur në banesën e një shtetaseje, një shumë parash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy