Tjetër rast i rëndë në Tiranë/ Mbyll familjen në banesë dhe i kërcënonte për vrasje, pranga 66-vjeçarit

Tjetër rast i rëndë në Tiranë/ Mbyll familjen në banesë dhe i kërcënonte për vrasje, pranga 66-vjeçarit

Policia ka parandaluar një tjetër ngjarje të rëndë në Tiranë, ku një 66-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj gruas, ndërsa e kishte mbyllur atë në banesë së bashku me nipërit dhe mbesat.

Sipas policisë, ai i kërcënonte familjarët se do t’i vriste me sëpatë, nëse do tentonin të lajmëronin policinë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte mbyllur në banesë, familjarët e tij (bashkëshorten me nipërit dhe mbesat), në rrugën "Pavarësia", menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi R. S., 66 vjeç, banues në Tiranë. 

Shtetasi R. S., mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:30, në rrugën "Pavarësia", ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e ka mbyllur atë në banesë, së bashku me nipërit dhe mbesat, dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë, që të mos lajmëronin Policinë.   

 Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy