
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 47 qytetarë janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Rastet e reja kanë dalur nga testimi i 3.482 mostrave të dyshuara për SarsCov2.
Gjatë kësaj kohe është shënuar një rast i vdekjes.
Në ndërkohë 7 qytetarë janë shëruar nga Covid-19.
Në total numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 492.



