Hynte në Shqipëri me 20 mijë euro të padeklaruara, procedohet një person në Kukës

Hynte në Shqipëri me 20 mijë euro të padeklaruara, procedohet një person në Kukës

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, duke bllokuar 20.980 euro. Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të sezonit turistik 2023, për parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare të aeroportit “Flatrat e Veriut”, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm shtetasin Sh. S. Gjatë kontrollit, në çantën e shtetasit Sh. S., shërbimet e policisë gjetën 20.980 euro që ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. S., 35 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy