
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Pajovë të Elbasanit, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person. Sipas informacioneve paraprake, një shtetas që lëvizte me biçikletë është përplasur nga një automjet.
Fatkeqësisht, qytetari me biçikletë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Burime bëjnë me dije se shoferi që ka shkaktuar aksidentin ka dhënë ndihmën e parë, por ka qenë e pamundur për t’i shpëtuar jetën.



