Dy pushuese ukrainase, nënë e bijë, kanë rrezikuar të mbyten ditën e sotme, teksa ishin duke u larë në plazhin e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.
Ato u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore, por pavarësisht ndihmës së marrë gruaja ka gjetur vdekjen.
Trupi i pajetë i viktimës, për shkak se është shtetase e huaj, u dërgua në morgun e Tiranës.
Ndërkohë vajza vijon të ndodhet në spital nën kujdesin e bluzave të bardha.



