Forcat special greken në një aksion të koordinuar kanë arritur të vënë në pranga dy shqiptarët e tjere të arratisur pak ditë më parë nga porti i Pireut. Xhuliano Halili i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije 4 vjeç dhe Alfons Doçi 25 vjet burg për trafik droge ishin strehuar në një apartament në kushte të mjerueshme, ndërsa në momentin arrestimit iu gjet edhe nje pistoletë.
Pamjet e arrestimit të filmuara nga një kamera amatore janë bërë publike nga CNN.
Të mërkurën, katër shqiptarë arriten të arratiseshin gjatë transferimit të tyre nga porti i Pireut për në Kretë. Por vetem pak momente pas kesaj ngjarjeje policia greke bëri të mundur kapjen e dy prej tyre, Robert Xhimaj dhe Petris Luçi.



