Emri/ Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 54-vjeçarja në Gjirokastër

Emri/ Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 54-vjeçarja në Gjirokastër

Një 54-vjeçare ra në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm në Gjirokastër.

Në vendin e quajtur ‘Ura e Kardhiqit’, shërbimet e policisë i kanë bërë shenja ndalimi automjetit tip ‘Mercedens Benz’ me drejtuese 54-vjeçaren, Floranda Obzova e cila nuk i është bindur urdhrit të efektivëve dhe është larguar me shpejtësi.

Pas ndjekjes dhe ndalimit të automjetit nga shërbimet e Policisë, rezultoi se Obzova ishte duke transportuar me automjetin tip "Mercedes Benz", 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy