
Një grup shqiptarësh u arrestuan në Milano për vjedhje.
Karabinierët ekzekutuan urdhrat e arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Milanos për 7 shqiptarë të moshës 20-26 vjeç.
Ata akuzohen për një sërë vjedhjesh dhe grabitjesh të kryera në disa shtëpi në zonën e Cassano d’Adda si dhe posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e saj.
Arrestimi i tyre është kryer pas hetimeve që nisën janarin e kaluar.
Këto hetime zbuluan një grup kriminal me bazë në Milano dhe me aktivitet të shtrirë në Monza e Brianza, Bergamo, Brescia, Lodi e Varese.



