Emrat/ Kultivim kanabisi dhe armëmbajtje pa leje, 7 të arrestuar në Tiranë

Emrat/ Kultivim kanabisi dhe armëmbajtje pa leje, 7 të arrestuar në Tiranë

Pas një hetimi 4 mujor kanë rënë në prangat e policisë 7 persona të Tiranë nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.1, si dhe nga Forcat “Shqiponja”, u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kryezi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

•Lulzim Cullhaj, 55 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ Organizator i kultivimit të bimëve narkotike në territorin e fshatit Kryezi.

•Dashamir Hasanaj, 34 vjeç, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shpërthyese dhe i municionit”, “Shpërdorim i detyrës”.

•Erdit Muca, 21 vjeç, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” , “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shpërthyese dhe i municionit”,

•Alfred Muca, 31 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’.

•Kadri Gjoshi, 32 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shpërthyese dhe i municionit’’,

•Gert Gjoshi, 36 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’.

•Xhemal Hidri, 32 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shpërthyese dhe i municionit’’.

Ndalimi i tyre është bërë pasi nga tërësia e veprimeve proceduriale si dhe provave të sekuestruara rezulton se këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kultivuar në territorin e fshatit Kryezi të rrethit Tiranë, një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre dhe gjate ushtrimit të kontrollit personal u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë zjarri, një armë gjuetie, municion luftarak si dhe 11 telefona të ndryshëm, konkretisht, një kallashnikov, dy pushkë , një pistoletë dhe një çifte.

Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas dyshohet të jenë edhe autorë të tentativës për kultivim po në këtë fshat në vitin 2020.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shpërdorim i detyrës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy