Video/ Falsifikim dokumentesh për xhamat e zinj, ndëshkohen 85 shoferë

Video/ Falsifikim dokumentesh për xhamat e zinj, ndëshkohen 85 shoferë

Policia ka vijuar kontrollet për rastet e përdorimit të xhamave të errësuar me dokumente të falsifikuara dhe targave të huaja që u ka përfunduar afati i përdorimit.

Blutë bëjnë me dije se janë goditur dy raste të tentativës së korrupsionit, një rast i falsifikimit të dokumentacionit për xhamat e errësuar dhe 85 raste të përdorimit të targave të huaja.

Nën hetim janë vënë nën hetim O. Gj., 37 vjeç dhe L. S., 40 vjeç pasi janë kapur duke udhëtuar me celular në timon dhe kanë tentuar të korruptojnë efektivët.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve parandaluese, te Sheshi “Nënë Tereza”, efektivët e Task Forcës së Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë konstatuar automjetin me xhama anësore të errësuara, që drejtohej nga shtetasi K. D.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe gjatë verifikimit të dokumentacionit të errësimit të xhamave, rezultoi që ky dokument ishte i falsifikuar. Drejtuesi i mjetit, shtetasi K. D. u procedua penalisht për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në kuadër të kontrolleve të dedikuara për përdorimin në mënyrë abuzive të targave të shteteve te tjera, të cilat rezultojnë të çregjistruara nga shtetet që i kanë lëshuar, shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, prej disa ditësh, po verifikojnë të gjitha mjetet me targa të huaja, për vlefshmërinë e tyre.

Në bazë të kontrolleve me fokus problematikën e përdorimit të targave të pavlefshme ose që nuk u përkasin mjeteve në të cilat janë vendosur, janë sekuestruar 3 automjete dhe janë tërhequr nga qarkullimi, 85 targa që u ka përfunduar vlefshmëria.

Policia Rrugore e Tiranës do të vijojë kontrollet e dedikuara, për të bërë të mundur parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e qarkullimit rrugor, duke rritur në maksimum parametrat e sigurisë rrugore dhe duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve në kryeqytet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy