Sekuestrohen 892 mijë paketa cigaresh kontrabandë në Han të Hotit

Sekuestrohen 892 mijë paketa cigaresh kontrabandë në Han të Hotit

Një sasi prej 892 mijë paketa cigaresh kontrabandë janë kapur ditën e sotme në doganën e Hanit të Hotit në Shkodër.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi, ka deklaruar se ishin pa pullë fiskale, dhe nëse do të ishin hedhur në treg do duhej të paguhej 1.1 milionë euro si detyrim doganor.

"Strukturat e administratës kanë sekuestruar 892 mijë paketa cigare në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër. Strukturat e doganave kontrolluan në kamion, ku ishte kjo sasi e llojit 'President Slims'. E gjithë ngarkesa ishte e papajisur me pullë fiskale apo të një shteti tjetër. Nëse do hidhej në treg, vlera e detyrimeve doganore kap vlerën që duhet të paguhej, 140 mln lekë ose 1.1 mln euro.

U referua rasti në Prokurorinë e Shkodrës. Në bashkëpunim me prokurorinë në Shkodër, po kryhen veprime hetimore. Ky nuk është rasti i parë, sidomos për mallrat që paguajnë akcizë", tha Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy