Shefi i Antidrogës së Ulqinit u ekzekutua me plumb në kokë 10 ditë më parë

Shefi i Antidrogës së Ulqinit u ekzekutua me plumb në kokë 10 ditë më parë

Vrasja e shefit të antidrogës në Policinë e Ulqinit në Malin e Zi, vijon të jetë në faqet e para në mediat malazeze. Sipas tyre, arma me të cilën është kryer vrasja e Rudolf Elezoviq nuk është gjetur ende edhe pse kërkimet kanë qenë të shumta.

Pranë trupit nuk është gjetur asnjë provë në ndihmë të grupit hetimor. Hetuesit dyshojnë se shefi i antidrogës së Ulqinit dhe Tivarit është ekzekutuar në një vend tjetër dhe më pas është çuar buzë lumit Buna. Fillimisht u dyshua se Elezoviq ishte vetëvrarë, por pas hetimeve dhe kqyrjes së plagës, u arrit në konkluzionin se ai ishte ekzekutuar. Anëtarët e policisë kufitare gjetën trupin e pajetë të oficerit të policisë në lumin Buna, pranë fshatit Shëngjergj në Shkodër, zhdukja e të cilit u raportua më 27 maj.

Zhdukja e Elezoviç u raportua nga gruaja e tij, pasi ai humbi gjurmët mes kufirit ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna, ndërsa ka dyshime se ka bashkëpunuar me trafikantët për lejimin e kalimit të sasive të mëdha të drogës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy