Mbajti për gjashtë vite të mbyllur gruan dhe fëmijët/ Gjykata lë në burg Xherxh Laçin

Mbajti për gjashtë vite të mbyllur gruan dhe fëmijët/ Gjykata lë në burg Xherxh Laçin

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për Xherxh Laçin, i njohur edhe me emrin Gjergj Laçi, i cilësuar nga policia si ‘radikalist’, pasi mbajti të ngujuar familjen për 6 vjet.

Në seancë ai ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj dy djemve dhe gruas, teksa sipas tij nuk i ka penguar që të dalin jashtë.

 Për arsyen pse nuk i dërgon dy të miturit në shkollë, deklaroi se nuk kanë asnjë nevojë. Ka pretenduar se është i pafajshëm dhe se fishekët dhe thikat i mbante për punë.

 Avokati kërkoi raport mjekoligjor nëse Laçi ka probleme te shëndetit mendor apo jo.

Krahas dëshmisë së tij, dy djemtë dhe nëna e tyre kanë treguar në prani të psikologëve se ata dhunoheshin sistematikisht.

Tashmë ata janë dërguar në një qendër rehabilitimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy