
Policia e Tiranës ka njoftuar se në kuadër të goditjes së paligjshmërive në fushën e krimit ekonomik, pa vënë në shënjestër një rast të tregtimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara.
Kësisoj Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Tiranë, ka sekuestruar dhjetëra steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara.
Me këtë rast kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
- S. R., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjera".
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në dyqanin në pronësi të shtetasit S. R. dhe gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, dhjetëra steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



