Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, mbeten në burg autori, i ati dhe xhaxhai

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, mbeten në burg autori, i ati dhe xhaxhai

Mbetet në burg 14-vjeçari që vrau shokun dy ditë më parë në Maliq. Gjykata ka caktuar ndaj tij, të atit dhe xhaxhait masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa në arrest shtëpie do të jetë miku i babait të autorit. Ndërkohë, katër të miturit e tjerë janë nën masën detyrim paraqitjeje nën mbikëqyrje të prindërve.

 

Ledian Spaho, avokati i autorit të vrasjes, Enedio Guri tha pas seancës së  sotme se autori ka shprehur pendesë për ngjarjen. 

 

"Shpreh ngushëllimet për humbjen e familjarëve. Gjykata vendosi që për autorin të caktojë masën arrest në burg. Kjo pasojë e krijuar nga konflikt i çastit, edhe pse fëmijë, gjykata vlerësoi të vlefshme arrestit, edhe për babain Edison Guri, po ashtu edhe për xhaxhain. Për të miturit e tjerë, gjykata vendosi jo të ligjshëm arrestimin, por vendosi mbikqyrjen nga prindërit dhe paraqitjen para gjykatës. Autori shprehu pendesë. Tha nuk doja të kishte këtë pasojë, se dija që veprimet e mia do krijonin këtë pasojë, shpreh ngushëllimet për familjen. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe babai i të miturit duke thënë se na vjen keq për pasojën."

 

Burime brenda sallës gjyqësore thanë se autori gjatë seancës ka folur mes lotësh.  “Nuk kam dashur të bëj vrasje.  Ishte grindje e çastit.  Jam shumë i penduar. Ngushëllime për familjen. “

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy